Shkëlzen Doli sonte performon para publikut në Shkup

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj, Zhurnal.mk – Orkestra e Filarmonisë sonte me fillim nga ora 20:00 do të mbajë koncertin me titull “Fantazia Vjeneze”, ku para publikut do të performojë violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli, ndërsa dirigjent i mbrëmjes do të jetë Mihail Maciaszczyk.

Në kuadër të programit muzikor do të interpretohen veprat e njohura klasike “Katër stinët” nga Antonio Vivaldi dhe Simfonia nr. 40 në sol minor nga Wolfgang Amadeus Mozart.

Koncerti realizohet në bashkëpunim me festivalin “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, duke sjellë një mbrëmje të veçantë artistike për dashamirët e muzikës klasike në Shkup.

artikuj të ndërlidhura