Blegtorët në takim me AUV‑në: Rreth 2.700 krerë dele të asgjësuara për shkak të sëmundjes së lëkurës nodulare

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Anëtarë të Bordit drejtues të Bashkimit të rritësve të deleve “Blegtori modern” sot do të mbajnë takim me përfaqësues të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), për shkak të paraqitjes së sëmundjes së lëkurës nodulare te të imtat.

Takimi është caktuar në orën 13:00, ndërsa pas tij, në orën 14:15, para AUV‑së deklaratë do të japë kryetari i Bashkimit, Naser Xhemaili.

Anëtari i Bordit drejtues të Bashkimit, Mome Mladenovski, informoi për MIA‑n se situata me sëmundjen e lëkurës nodulare te delet në vend po monitorohet vazhdimisht.

“Situatën e ndjekim në mënyrë të vazhdueshme, si ne, ashtu edhe inspektorët veterinarë dhe shoqëritë veterinare. Për çdo rast të dyshimtë që e raportojnë blegtorët, menjëherë dilet në terren”, deklaroi Mladenovski.

Deri më tani, për shkak të paraqitjes së sëmundjes së lëkurës nodulare te delet në vend, janë asgjësuar rreth 2.700 krerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër