Madrid, 24 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi se vendi dhe shtetet fqinje po përballen me “një situatë dramatike” për shkak të zjarreve të mëdha që kanë shpërthyer njëkohësisht në disa rajone, mes tyre edhe pranë Madridit, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit, gjatë valës së fortë të të nxehtit.
Në një postim në rrjetin X, kryeministri Sanchez tha se ”flakët kanë përfshirë mijëra hektarë pyje dhe kanë prekur qytete e fshatra të shumta”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
