Boshkovi pro pagës minimale 500 euro, kërkon të mos përfshihen bizneset e vogla

nga D. V.

Shkup, 5 dhjetor – Konfederata e Biznesit në parim është pro pagës minimale prej 500 eurosh, por me disa përjashtime, veçanërisht te personat që ushtrojnë veprimtari të pavarur dhe kompanitë mikro dhe të vogla, të cilat vetë sigurojnë punën dhe pagën e tyre. Kështu ka deklaruar kryetari i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, sipas të cilit shumë i rëndësishëm është imazhi dhe konkurrueshmëria, dhe siç theksoi ai, duhet të bihet dakord me sindikatat dhe me Qeverinë se çfarë mesazhi do të dërgohet lidhur me tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe për cilësinë e jetës së punëtorëve në vend.

“Nga takimi i djeshëm me sindikatat u dakorduam se patjetër duhet të negociojmë, duhet të zhvillojmë negociata kolektive në nivel sektorial, sepse paga minimale është instrument që garanton standardin e punëtorëve, por nuk e pasqyron gjendjen e vërtetë as të shportës së konsumit, e as të standardit të jetesës së punëtorëve, e aq më pak të përmbushjes së detyrave nga punëtorët. Secili sektor duhet ta dijë sa punon punëtori i tij dhe kjo nuk mund të thuhet njësoj për të gjithë.”, – deklaroi kryetari i Konfederatës së Biznesit, Mile Boshkov.

Boshkovi gjithashtu nënvizoi se, si organizatë, nuk është e mundur të përfaqësojnë vetëm interesat e bizneseve të Shkupit.

“Ne e dimë saktësisht se ushtruesit e pavarur të veprimtarisë në Gostivar, Vinicë, Tetovë, Strumicë apo në ndonjë fshat, nuk kanë të njëjtin nivel të kapacitetit ekonomik si në Shkup, dhe si organizatë kombëtare duhet ta njoftojmë këtë.”, – theksoi kryetari i Konfederatës së Biznesit, Mile Boshkov.

Sipas Konfederatës së Biznesit, zakonisht, punëtorët në vend marrin paga diku mes pagës minimale dhe asaj mesatare. Nuk ka protesta dhe greva, sa i përket pagave në sektorin privat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More