Bozhinovska: Ligjet e reja për gjeologji dhe miniera do të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të lartë të mjedisit jetësor

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Ministrja e energjetikës, minierave dhe lëndëve minerale, Sanja Bozhinovska, porositi se qëllimi i kuadrit të ri ligjor nuk është vetëm harmonizim formal me legjislacionin evropian, por krijimi i një ligji funksional dhe bashkëkohor që do të garantojë siguri juridike dhe investime të përgjegjshme.

Kjo u theksua në prezantimin e rezultateve nga auditimi i pavarur ekspert i projekt‑ligjeve për gjeologji dhe për miniera, i cili konfirmoi se zgjidhjet janë gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuara me praktikat më të mira ndërkombëtare.

„Minierat duhet të jenë motor i zhvillimit ekonomik, por përfitimet nga investimet duhet të jenë më të gjera – për shtetin, për ekonominë, për vetëqeverisjen lokale dhe, mbi të gjitha, për qytetarët. Prandaj insistojmë në një sistem në të cilin do të ketë edhe zhvillim edhe mbrojtje, edhe investime edhe përgjegjësi, edhe procedura efikase edhe standarde të larta“, theksoi Bozhinovska.

Auditimin e përgatitën prof. dr. Vjeçesllav Bohanek dhe ekspertja ndërkombëtare Kristi Dizni Brukner, në bashkëpunim me organizatën „Rruga e re e tretë“ dhe institucionet kompetente. Sipas analizës që përfshiu krahasime me legjislacionet e gjashtë vendeve të BE‑së, modeli maqedonas vendos një kuadër bashkëkohor me fokus të veçantë te lëndët minerale kritike, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe menaxhimi i mbeturinave minerare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër