Bozhinovska: Rubini RMV-së është i mbrojtur, vazhdojmë me mermerin

Nga D. V.
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, njoftoi se ka mbërritur vendimi me të cilin zyrtarisht mbrohet rubini RMV-së si gur gjysmë i çmuar.

Ajo theksoi se me këtë është përfunduar procesi i mbrojtjes së tij dhe falënderoi Institutin Gjeologjik për bashkëpunimin.

“E mbrojtëm rubinin maqedonas. Tashmë kemi diçka maqedonase të mbrojtur. Vazhdojmë më tej me mbrojtjen edhe të disa llojeve të mermerit”, deklaroi Bozhinovska në një konferencë me gazetarët.

Rubini I RMV-së, i cili nxirret në rrethinën e Prilepit dhe në malet e Mariovës, është korund me ngjyrë karakteristike rozë-malinovë, e krijuar për shkak të pranisë së kromit në strukturën kristalore. Ai konsiderohet si rubini i vetëm natyror në Evropën kontinentale që përpunohet lokalisht dhe ka vlerë të madhe estetike, koleksioniste dhe kulturore.

Aktivitetet për mbrojtjen e tij nisën në shtator të vitit 2025.

Bozhinovska në konferencë informoi edhe për rezultatet e vitit të dytë të punës së Ministrisë së Energjisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër