Brikena e gatshme të largohet me Mateon nëse eliminohet nga Big Brother

Nga D. V.
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë biseduar për nominimin e ditës së sotme (e martë).

Kjo pasi banori në fjalë ndodhet në një televotim së bashku me Stenaldo Mëhillin.

Ai ia bën me dije se do të largohet nga Big Brother dhe se do të takohen jashtë.

Foto: Instagram

“Nesër unë do të jap dorën do të them shihemi jashtë”, iu drejtua konkurrenti.

“Nuk ka shanse të dalësh ti. Të kam thënë nëse del ti dal edhe unë”, theksoi modelja nga ana tjetër.

Foto: Instagram

A do të dalë njëmend Brikena apo thjesht po e bën sa për të ngacmuar publikun.

Ajo ka theksuar se është e gatshme që të vazhdojnë marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër