Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë kaluar një fundjavë luksoze në vilën e Elton John në Nice të Francës, pasi për pak minuta nuk u takuan me prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria Beckham, të cilët ndodheshin në Saint-Tropez.
Brooklyn, 27 vjeç, i cili po qëndronte edhe në jahtin e Elton John, kaloi kohë në vilën madhështore të këngëtarit me vlerë rreth 15 milionë funte apo 17.5 milionë euro.
Ai dhe Nicola ndanë në rrjetet sociale fotografi nga qëndrimi i tyre, ku shfaqen duke shijuar ambientet e vilës dhe një darkë elegante së bashku me Elton.

Elton, Nicole dhe Brooklyn
Nicola u shfaq me një fustan të bardhë në kopshtet e vilës, ndërsa Brooklyn publikoi momente të qeta nga pushimet. Elton, mik i vjetër i familjes Beckham prej më shumë se 30 vitesh, duket se ka ruajtur një marrëdhënie të afërt me çiftin.
Ndërkohë, David dhe Victoria Beckham ndodheshin vetëm disa kilometra larg, në jahtin e tyre luksoz në Saint-Tropez.Brooklyn dhe Nicola dolën për akullore në të njëjtën zonë ku më vonë prindërit e tij darkuan, por nuk u takuan.

Nicole
Marrëdhënia mes Brooklyn dhe familjes së tij është tensionuar prej kohësh.
Familja Beckham ishte fotografuar për herë të fundit së bashku në Krishtlindjet e vitit 2024, para se komunikimi mes tyre të ftohej.

Nicole dhe Brooklyn
Në fillim të këtij viti, Brooklyn publikoi një deklaratë të gjatë ku kritikoi prindërit e tij, duke pretenduar se ata kishin pasur shumë kontroll mbi jetën dhe se kishin krijuar probleme në marrëdhënien e tij me Nicola Peltz.
Pavarësisht largimit nga familja, Brooklyn dhe Nicola vazhdojnë të shfaqen së bashku në publik dhe duket se kanë gjetur mbështetje te Elton John, i cili ka qenë prej dekadash një mik i ngushtë i familjes Beckham.

Victoria dhe David
