Tërmet në Itali, epiqendra pranë Pizës

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Toskanë, 4 gusht, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit goditi Toskanën këtë mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar Italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji.

Tërmeti u regjistrua në orën 10:15 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Epiqendra e tij ishte shtatë kilometra në perëndim të Pizës, në një zonë afër bregdetit, dhe fokusi ishte në një thellësi prej tetë kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë nga banorët e Pizës dhe Livornos dhe pjesëve përreth Toskanës.

Mediat lokale raportuan se tërmeti u ndje edhe në Valdera, në bregdet dhe në zonën e Versilias.

Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër