Brooklyn Beckham i jep lamtumirën prekëse djalit të Cindy Crawford

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brooklyn Beckham ka ndarë një mesazh prekës pas vdekjes së Presley Gerber, djalit të modeles së njohur amerikane Cindy Crawford, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare.

Beckham publikoi në Instagram një fotografi të përbashkët me Gerber dhe i kushtoi atij disa fjalë emocionuese, duke shkruar se zemra i ishte thyer dhe se Presley ishte një nga njerëzit më zemërmirë që kishte njohur.

Ai shtoi se do t’u mungojë shumë dhe se e donin.

Foto: Instagram

Edhe pse miqësinë e tyre nuk e ekspozonin shpesh në publik, Beckham dhe Gerber prej vitesh lëviznin në rrethe të ngjashme shoqërore dhe të modës.

Të dy u rritën nën vëmendjen e madhe të publikut, si fëmijë të prindërve të famshëm.

Shkaku i vdekjes së Presley ende nuk është bërë i ditur, derisa autopsia nuk ka përfunduar.

Familja e tij ka kërkuar privatësi dhe respekt gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Gerber kishte folur më parë hapur për vështirësitë me shëndetin mendor dhe varësinë.

Përveçse ishte i njohur si djali i Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, Presley kishte ndjekur edhe karrierën në modeling dhe kishte marrë pjesë në disa fushata të njohura të modës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër