Më 23 gusht, Yin Yuzhen, heroina kombëtare kineze për sistemimin e shkretëtirës, dhe miku amerikan Ronald Sakolsky u takuan përsëri në Kinë. Para 26 vjetëve, Sakolsky mblodhi një dhurim prej 5000 dollarësh amerikanë për zonjën Yin. Sot fidanët e mbjellë nga Yin Yuzhen me këtë dhurim janë bërë pemë të harlisura. Ndërsa shkretëtira shndërrohet në oazë, të dy miqtë janë bërë si anëtarë familjeje në sytë e njëri-tjetrit.
Sakolsky tha: “Në të kaluarën dija vetëm që në shkretëtirë rritej kaktusi, por ajo na demonstroi se çfarë mund të arrijnë e të krijojnë ajo dhe kinezët e tjerë.”
