Burime të brendshme pretendojnë se ylli i Barcelonës ka vendosur të largohet këtë verë

Nga D. V.
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Barcelona pritet të përballet me një verë të nxehtë në afatin kalimtar, teksa drejtuesit e klubit po planifikojnë ndryshime të rëndësishme në skuadër nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Mes emrave që mund të largohen janë portieri Marc-Andre ter Stegen dhe sulmuesi polak Robert Lewandowski.

Kontrata e Lewandowskit skadon në fund të sezonit dhe megjithëse klubi katalanas i ka ofruar rinovim, kushtet e reja përfshijnë një ulje të ndjeshme page dhe një rol jo të garantuar si titullar.

Këto rrethana duket se kanë ndikuar ndjeshëm në vendimin e sulmuesit, i cili sipas gazetarit Guillem Balague, në një raportim për BBC, tashmë ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të muajit qershor.

Pavarësisht moshës 37-vjeçare, Lewandowski besohet se ende e sheh veten si një titullar të denjë në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Një transferim në Serie A mbetet një opsion i mundshëm, me interes konkret nga Juventusi dhe Interi.

Nga ana tjetër, largimi i tij mund të jetë në përputhje me strategjinë e Barcelonës, duke marrë parasysh rënien graduale të performancës dhe aspektin fizik të lojtarit.

Gjithashtu, lirimi i pagës së tij do të ndihmonte klubin në balancimin financiar dhe në regjistrimin e përforcimeve të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për të ardhmen e Lewandowskit, ndërsa fokusi i Barcelonës mbetet i përqendruar te objektivat aktualë sportivë, përfshirë garën për titullin në La Liga.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër