Bytyqi: Maqedonia është në vendin e 82-të për cilësinë e jetës

Nga admin
422 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se PR-i i Qeverisë nuk përputhet me realitetin, sepse po bëhen krahasime selektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Garbage in, garbage out (GIGO) – kur në debatin ekonomik futen krahasime selektive, vetëlavdërime dhe shifra pa kontekst, në fund marrim një “ekonomi të katërt në Europë” të rreme. Ndërsa sa i përket asaj që qytetarët e ndjejnë, Maqedonia është në vendin e 82-të për cilësinë e jetës.

Kjo është diferenca mes rrëfimit PR-it të Qeverisë dhe realitetit në të cilin jetojnë qytetarët.

Në një kontekst të tillë, debati për pagën minimale prej 600 eurosh nuk është çështje “përshtypjeje”, por e vlerësimit me dinjitet të punës. Nën këtë kufi, shteti praktikisht dërgon mesazhin se është normale që një njeri të punojë gjithë muajin dhe prapë të mbetet i varfër”, shkruan Bytyqi në profilin e tij në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër