“Çairi në ritmin e shëndetit”, gjithnjë më pranë qytetarëve

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 korrik, Zhurnal.mk – Aktivitetet në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit” po vazhdojnë me interesim të madh nga qytetarët. Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, së bashku me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Samir Iseni, vizituan pikat ku po zhvillohen aktivitetet, për t’u njohur nga afër me rrjedhën e tyre dhe me shërbimet që u ofrohen qytetarëve.

Në Parkun e Çairit, Parkun “Rinia” dhe në Çarshinë e Vjetër, ekipet mjekësore po vazhdojnë me kontrollet bazë shëndetësore, matjen e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak, këshillimin dhe aktivitetet parandaluese për mbrojtjen e shëndetit gjatë temperaturave të larta.

Platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke ofruar shërbime shëndetësore falas dhe duke promovuar kulturën e parandalimit, me qëllim që kujdesi për shëndetin të jetë sa më pranë çdo qytetari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër