Ylli i Kroacisë i jep fund të gjitha zërave – zbulon a preku topin te goli i anuluar apo jo

Nga D. V.
1,960 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas eliminimit dramatik nga Kupa e Botës, kombëtarja e Kroacisë nuk e fshehu zhgënjimin për vendimet e gjyqtarëve.

Sulmuesi Igor Matanovic zbuloi bisedën që pati me gjyqtarin lidhur me golin e anuluar për pozitë jashtë loje, ndërsa përzgjedhësi Zlatko Dalic kritikoi ashpër referimin, duke pretenduar se skuadra e tij u dëmtua në disa raste vendimtare.

Matanovic pranoi se pati një kontakt minimal me topin në aksionin e golit të anuluar.

“Sinqerisht, mendoj se ndjeva një kontakt të lehtë me flokët e mi. E pyeta gjyqtarin, sepse nuk isha 100 për qind i sigurt nëse e kisha prekur topin”.

“Ai më tha se topi ka një çip, i cili tregoi se kishte një kontakt të vogël dhe, për këtë arsye, u sinjalizua pozita jashtë loje”, deklaroi ai për A Bola.

Sulmuesi kroat e pati të vështirë ta pranonte eliminimin, duke theksuar se skuadra e tij meritonte më shumë nga ndeshja.

“Është e vështirë të gjej fjalët e duhura pas kësaj ndeshjeje. Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe meritonim më shumë”.

“Ende nuk e kam parë penalltinë, por nëse është akorduar një penallti e tillë… tre gola të anuluar, një pozitë jashtë loje, një shtyllë… nuk kam fjalë. Ishim shumë të pafat sot”, vazhdoi ai.

Megjithëse FIFA konfirmoi se goli i barazimit i Kroacisë ndaj Portugalisë u anulua me të drejtë për pozitë jashtë loje, përzgjedhësi Zlatko Dalic mbeti i zemëruar me mënyrën se si u gjykua ndeshja.

“Referimi ishte shumë i dobët. Asnjë faull, asnjë ndërprerje në favorin tonë. Ishte një gjykim i keq, por Kroacia humbi dhe nuk kemi shumë të drejtë të komentojmë. Më vjen keq”.

“Së pari, urime Portugalisë dhe i uroj suksese në vazhdim të turneut. Në pjesën e dytë e morëm kontrollin e lojës, krijuam shumë raste dhe, në fund, nuk e meritonim këtë rezultat”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër