Calvert-Lewin: I thashë gjyqtarit se më tërhoqi për flokë dhe pas kësaj, vendimi varet nga ai

Nga D. V.
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi i Leeds United, Dominic Calvert-Lewin, ka komentuar fitoren e rëndësishme 2-1 në udhëtim ndaj Manchester United, në javën e 32-të Ligës Premier, duke theksuar rëndësinë e tre pikëve në këtë fazë të sezonit.

Duke folur për rëndësinë e rezultatit dhe qasjen e skuadrës, ai u shpreh:

“Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm për ne. E dinim këtë edhe para ndeshjes”.

Më tej, sulmuesi nënvizoi mentalitetin fitues të ekipit.

“Erdhëm këtu për të fituar, ky ishte mentaliteti ynë dhe e zbatuam planin e lojës duke marrë tre pikët. Është e rëndësishme të mos i kushtojmë shumë vëmendje zhurmës së jashtme dhe të fokusohemi vetëm tek ajo që kemi përpara”.

Në fund, Calvert-Lewin vuri në dukje objektivin kryesor të skuadrës.

“Është e lehtë të vish këtu dhe të bësh histori, por kjo nuk ka rëndësi në fund të sezonit kur numërohen pikët”.

Sa i përket incidentit që çoi në kartonin e kuq për mbrojtësin e Manchester United, Lisandro Martinez, ai dha versionin e tij të ngjarjes.

“Mua më dukej sikur më tërhoqën nga flokët, ia thashë këtë gjyqtarit dhe vendimi i takon atij. Është për të ardhur keq për të. Pavarësisht nëse kishte apo jo qëllim nuk mbaj mëri, por kështu ndodhi”, përfundoi Lewin. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër