Christina Aguilera habit me transformimin e saj në eventin e Barack Obamës

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Christina Aguilera tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë e hapjes së Obama Presidential Center në Chicago të enjten, por disa fansa mbetën të habitur nga ndryshimi i dukshëm në pamjen e saj.

Ikona e muzikës pop, 45 vjeçe, dhuroi një performancë mbresëlënëse teksa interpretoi versionin e saj të këngës What a Wonderful World, e cila ishte përzgjedhur nga vetë Barack Obama.

Flokët e saj bionde ishin stiluar thjesht ndërsa ajo ngjitej në skenë, por përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re menjëherë se fytyra e saj dukej ndryshe, duke spekuluar se kjo mund të ishte rezultat i grimit të rëndë ose ndonjë ndërhyrjeje estetike.

“A është kjo një imituesе e Christina-s apo është e vërteta?”, shkroi një komentues.

“Zëri është i saj, por fytyra jo”, tha një tjetër.

Një përdorues i tretë mendoi se këngëtarja i ngjante ish-bashkëyllit të saj Cher nga filmi Burlesque. “Christina ngjan me Cher-in kur ajo mban paruke bionde”, shkroi ai.

Aguilera ishte vetëm një nga shumë artistët që performuan në këtë ngjarje, ku morën pjesë edhe disa nga muzikantët e preferuar të Obamës.

Në mesin e të pranishmëve ishin Bono, John Legend, Marc Anthony, Eddie Vedder, Bruce Springsteen dhe Stevie Wonder, ndërsa Jennifer Hudson interpretoi himnin kombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër