Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Albulena Haxhiut, pas deklaratës së saj se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet!”, ka shkruar Çitaku, duke theksuar se prioritetet i përcakton populli.

“Dhe populli ka 17 ditë në rrugë për një arsye: UÇK-në”, ka shtuar ajo.

Çitaku ka kërkuar që institucionet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe që ligji të sillet në Kuvend e të votohet pa vonesë.

“Mos bëni politikë. Merrni, për një herë të vetme, vendime në interes të shtetit!”, ka deklaruar ajo, duke e përmbyllur reagimin me thirrjen “JO NË EMRIN TIM!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër