Çmime të reja të karburanteve

Nga D. V.
1,969 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 mars – Sot Komisioni Rregullator për Energjetikë do të publikojë çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Të hënën e kaluar, Komisioni vendosi të rrisë çmimin e dizelit për 14,5 denarë, ndërsa të benzinës për 5 denarë.

Duke marrë parasysh lëvizjet e çmimeve të naftës në bursat botërore dhe kursin më të lartë të dollarit ndaj denarit, pritet që çmimet të rriten edhe më tej.

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit dhe rritja e çmimit të naftës në mbi 100 dollarë për fuçi shënuan javën që lamë pas.

Në rast të një rritjeje drastike të çmimeve, nga qeveria kanë paralajmëruar uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, dhe më pas edhe në 5% nëse do të jetë e nevojshme, duke ndjekur lëvizjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër