DAP paralajmëroi kontrolle të shtuara

Nga Xh M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 mars – Në përputhje me Vendimin e Qeverisë së RMV-së për përcaktimin e llojit të mallrave dhe periudhës kohore të zbatimit të një norme tatimore preferenciale, të miratuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 22 mars 2026, në periudhën nga 24 marsi (ora 00:01) deri më 6 prill (ora 24:00) 2026 do të zbatohet një normë preferenciale prej 10% për qarkullimin e energjentëve.

“Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton të gjithë tatimpaguesit që ushtrojnë tregti me pakicë të karburanteve dhe vajrave në dyqane të specializuara se janë të detyruar të bëjnë në kohë harmonizimin sipas Tarifores së vendimit, përkatësisht të përshtatin sistemet fiskale, çmimoret dhe faturimin, me qëllim llogaritjen, evidentimin dhe paraqitjen e saktë të normës preferenciale të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) prej 10%”, thuhet në njoftim.

Nga DAP shtuan se, do të kryejnë kontrolle të shtuara për të siguruar respektimin e plotë të tyre, ndërsa për parregullsi eventuale do të ndërmerren masa përkatëse ligjore.

“I bëjmë thirrje të gjitha subjekteve të përfshira të veprojnë në përputhje me rregulloret dhe të kontribuojnë në një veprimtari transparente dhe ligjore, në interes të qytetarëve dhe ekonomisë”, thanë nga DAP.

Kujtojmë se, Qeveria në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur më 22 mars, vendosi të ulë TVSH-në për karburantet nga 18 në 10 përqind, gjë që, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, duhet të zbusë rritjen e çmimeve të derivateve. Vendimi do të hyjë në fuqi të hënën në mesnatë, pra më 23-24 mars, dhe do të zgjasë për dy javët e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër