Debat shkencoro-ekspert për Propozim ligjin për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë

Nga B.M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Shoqata për të drejtë penale dhe kriminologji e Maqedonisë dhe Qendra për hulumtime strategjike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot organizojnë debat shkencoro-ekspert për Propozimin e Ligjit për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Propozim Ligji është publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar më 2 janar të vitit 2026. Teksti i propozim ligjit është i qasshëm në këtë faqe: (https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=114839).

Nga Shoqata për të drejtë penale dhe kriminologji e Maqedonisë informojnë se bëhet fjalë për një ligj veçanërisht të rëndësishëm. Propozim ndryshimet në Ligjin aktual për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë ndjekin rekomandimet për ndryshime legjislative, të dhëna nga Misioni i vlerësimit të BE-së, si dhe analizën e kryer në vitin 2025 në kuadër të projektit Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit. Ligji i ri i propozuar duhet të eliminojë dobësitë në Ligjin ekzistues për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Në debatin pritet të marrin pjesë përfaqësues të shquar të komunitetit akademik, institucioneve gjyqësore dhe opinionit profesional. Siç njoftuan organizatorët, në debatin shkencor-ekspert do të flasin akademiku Vllado Kambovski nga Qendra për kërkime strategjike në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Irina Trajkoska Strezoski, drejtoresha e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Kalina Cakova, përfaqësuese e mbështetjes së BE-së për sundimin e ligjit, Boro Ilkoski, përfaqësues i mbështetjes së BE-së për sundimin e ligjit dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publikë, Shoqata e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve Publikë dhe sektori joqeveritar.

Pritet që nga debati shkencor-ekspert të dalin konkludime që do t’i dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë me qëllim përmirësimin e tekstit të Propozim-ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër