Delegacion i QMK-së në Samitin e sigurisë në Dubai

Nga admin
605 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Një delegacion i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), i kryesuar nga drejtori Muhamed Ali, mori pjesë në World Safety Summit 2026 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dedikuar sigurisë dhe menaxhimit me kriza, i cili u mbajt në kuadër të One Billion Initiative globale.

Në kuadër të samitit, siç informojnë nga QMK-së, drejtori Ali mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse, ku mbajti një fjalim, në të cilin theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve kombëtare dhe rajonale të menaxhimit të krizave, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nevojën për një qasje të përbashkët të koordinuar në përballimin e sfidave bashkëkohore globale. Ai theksoi veçanërisht nevojën për përmirësimin e vazhdueshëm të koordinimit institucional, shkëmbimin në kohë të informacionit dhe forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj gjendjeve të jashtëzakonshme.

“Në samit, Urim Vejseli, drejtues i Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar në QMK, mori pjesë në Këshillin rinor të mbrojtjes civile në Dubai, ku iu drejtua të pranishmëve në rolin e ekspertit dhe iu përgjigj pyetjeve që lidheshin me përfshirjen më të madhe të të rinjve në mbrojtjen civile dhe rolin e tyre në përmirësimin e menaxhimit të krizave. Përveç kësaj, në Këshillin për Inteligjencë artificiale në samit mori pjesë edhe këshilltari shtetëror për Informatikë dhe Telekomunikacion Igorçe Karafilovski, në cilësinë e Chief AI Officer për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Brenda këtij organi, u diskutuan mundësitë për përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit të krizave përmes zbatimit të teknologjive moderne të IA-së, si dhe nevoja për të zhvilluar një strategji të rezistencës digjitale”, njoftoi QMK.

Sipas QMK, pjesë marrja e delegacionit të Qendrës për Menaxhim me Kriza në  World Safety Summit 2026 paraqet konfirmim të fuqishëm për rolin aktiv dhe përkushtmin e vendit në proceset globale për siguri, transformim digjital dhe menaxhim me kriza. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër