Denion Meidani largohet nga Shkupi, pritet të emërohet ambasador i Shqipërisë në Prishtinë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, pritet të largohet nga posti diplomatik në Shkup dhe të marrë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka çuar përpara procedurat për ndryshimin e dy ambasadorëve shqiptarë në Shkup dhe Prishtinë, në një lëvizje që po konsiderohet si një rokadë diplomatike.

Sipas raportimeve, më 9 tetor në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme pritet të zhvillohet dëgjesa për Denion Meidanin, i cili do të paraqesë platformën e tij për drejtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.

Meidani aktualisht është ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe mban këtë detyrë në Shkup.

Lëvizja vjen disa muaj pasi në mediat shqiptare u raportua për mundësinë e largimit të tij nga Shkupi. Në maj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i kishte mohuar raportimet se ndryshimi i ambasadorit lidhej me qëndrimet e Meidanit gjatë protestave të studentëve shqiptarë në Shkup, duke theksuar se lëvizjet diplomatike bazohen në analiza profesionale dhe institucionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër