Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, pritet të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke zëvendësuar në këtë detyrë Denion Meidanin.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka avancuar procedurat për një rokadë diplomatike mes ambasadave shqiptare në Shkup dhe Prishtinë. Sipas raportimeve, më 9 tetor Petrit Malaj pritet të dëgjohet në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme, ku do të paraqesë platformën e tij për drejtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.
Malaj prej rreth tre vitesh shërben si ambasador i Shqipërisë në Kosovë. Edhe më 23 shtator 2026 ai zhvilloi një takim në Prishtinë në cilësinë e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.
Sipas skemës së propozuar, Petrit Malaj do të transferohej nga Prishtina në Shkup, ndërsa ambasadori aktual në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, do të transferohej në Prishtinë.
Megjithatë, emërimi i Malajt në Shkup ende pritet të kalojë në procedurat përkatëse institucionale. Dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme është parashikuar për 9 tetor.
