Denion Meidani uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: “Kosova, simbol i dinjitetit, guximit dhe vendosmërisë”

Nga admin
282 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 17 shkurt –  Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedonia e Veriut, Denion Meidani, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovë me një mesazh të fuqishëm, duke theksuar sakrificën dhe rrugën e gjatë drejt lirisë dhe shtetësisë informon Tetovasot.

“Sot kujtojmë rrugën e gjatë të sakrificës dhe qëndresës që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë. Kosova jonë e lirë mbetet simbol i dinjitetit, guximit dhe vendosmërisë së popullit që zgjodhi të jetojë i lirë në tokën e vet”, shkruan Meidani në urimin e tij.

Ai nënvizon se Kosova sot është shtet dhe krenari kombëtare, duke e cilësuar si pjesë të pandarë të vetëdijes sonë kombëtare.

“Kosova sot është shtet, krenari dhe pjesë e pandarë e vetëdijes sonë kombëtare; një komb, një zemër, përherë të lirë dhe përherë përpara”, përfundon mesazhi i ambasadorit të Republikës së Shqipërisë.TS

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër