Digjen makineritë për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Makineritë që po përdoren për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë djegur, njoftoi kryetari i Komunës së Haraçinës. Ai tha se rasti po hetohet nga organet e rendit dhe bëri thirrje që përgjegjësit të zbulohen dhe të përballen me drejtësinë. Kryetari i Haraçinës theksoi se incidenti nuk do ta ndalë projektin dhe se punimet për ndërtimin e stadiumit do të vazhdojnë deri në përfundimin e tij.

“Djegia e makinerive që po punojnë në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës është një goditje ndaj një projekti që i shërben sportit, rinisë dhe zhvillimit të Haraçinës. Organet e rendit po hetojnë rastin dhe bëjmë thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Por një gjë duhet të jetë e qartë: NUK NA NDAL ASKUSH. Punimet do të vazhdojnë. Projekti do të përfundojë. Stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet. Haraçina ka pritur 50 vite për këtë ditë. Nuk do të kthehemi prapa. Ata që duan ta ndalin zhvillimin, le ta dinë një gjë: Haraçina ka zgjedhur të ecë përpara. Sot mund të digjen makineri. Por nuk digjet vullneti për të ndërtuar. Stadiumi do të ndërtohet. Shkëndija do ta ketë shtëpinë e saj. Dhe një gjë tjetër duhet ta dinë të gjithë: nuk më frikësoni. Nuk ndalem përballë presionit, kërcënimeve apo pengesave. Unë do ta çoj këtë projekt deri në fund. Nuk ndalem derisa fëmijët e Haraçinës të shkelin në fushën e stadiumit të tyre. STADIUMI I SHKËNDIJËS DO TË NDËRTOHET!”, ka shkruar Daut Beqiri, kryetar i komunës së Haraçinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër