Dimitrieska-Koçoska: Hapat nga Agjenda reformuese janë përmbushur për transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin më të mirë të financave publike

Nga D. V.
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Nga Ministria e Financave thonë se kanë shënuar progres të theksuar në zbatimin e Agjendës reformuese 2024–2027, me fokus të fuqishëm mbi transparencën, llogaridhënien dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Nga ministria thonë se reformat e zbatuara janë thelbësore për përforcimin e kapaciteteve të shtetit për të absorbuar në mënyrë efikase, përkatësisht për të siguruar dhe menaxhuar mjetet e BE-së.

“Ministria e Financave ka përmbushur tetë hapa, nga gjithsej 22 hapa që vendi ka përmbushur dhe që rezultuan me aprovimin e 142.1 milionë eurove në kuadër të Agjendës reformuese”, thonë nga MF.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në takimin e punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kushtuar realizimit të Agjendës reformuese dhe prioriteteve në procesin e integrimit evropian të vendit, theksoi se Instrumenti i reformave dhe rritjes është nxitës krucial i reformave që do të përforcojnë institucionet publike, do të përmirësojnë menaxhimin, do të stimulojnë rritjen ekonomike dhe do të përshpejtojnë rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ajo theksoi se përkushtimi i Komisionit Evropian për përkrahjen e përpjekjeve tona për reforma përmes takimeve të rregullta monitoruese dhe sigurimit të asistencës teknike na ndihmon të përparojmë në fushat kryesore politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër