Kurti: Paga minimale në Kosovë rritet në 500 €

Nga D. V.
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro.

Sipas Kurtit, paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se 10 vjet, ndërsa gjatë qeverisjes së tij është rritur në disa faza, nga 130-170 euro në 250 euro, më pas në 350, 425 dhe tani në 500 euro.

Ai tha se nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, duke theksuar se rritja ekonomike do të shoqërohet me përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër