Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Në ditën ndërkombëtare të qasjes universale në informacion publik, njëherësh edhe në 20-vjetorin e ekzistimit të këtij ligji në RMV, nga Agjencia kompetente thonë se parimisht institucionet e respektojnë këtë të drejtë, por edhe qytetari jo çdoherë e shfrytëzon të drejtë kushtetuese. Sipas drejtorit të agjencisë, Petar Gajdov, ndodh që të regjistrohet heshtje institucionale, por pas ankesës nga ana e qytetarit, informacionet arrijnë tek parashtruesi i kërkesës.
“Shpresoj që rëndësia e informatave me karakter publik do të thellohet në të ardhmen, respektivisht qasja e lirë do ta marrë vendin e vërtetë, ndërkaq ajo është publikimi proaktiv i informacioneve. Mos të presim që vazhdimisht të parashtrohen kërkesa, por institucionet në mënyrë proaktive t’i shpallin informatat e tyre në ueb-faqe, që qytetarët në kohë dhe me rregull të informohen më të dhënat që duhet të marrin informata të karakterit publik.”, – deklaroi drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, Petar Gajdov.
Për rëndësinë e informatave me karakter publik, folën edhe ambasadorët.
“Informatat publike u përkasin qytetarëve, që është një e drejtë dhe Qeveria e ka për detyrë të zhvillojë një sistem të mirëmbajtur, që u mundëson individëve, organizatave, qytetarëve të marrin informacione.”, – theksoi ambasadori i Suedisë, Ola Sulstrom.
“Qytetarët duhet të marrin vendime, të marrin vendime të informuara. Por, që të bësh vendim të informuar të duhen informacione.”, – u shpreh ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer.
Qasje e lirë deri tek informacionet me karakter publik ka rol të madh për shoqërinë, sepse çdo qytetar i vendit tonë, mundet dhe duhet të ketë informata për mënyrën e punës në institucione, mbi shpenzimin e mjeteve buxhetore dhe qasje se si krijohen politikat në shtetin tonë, u tha në këtë organizim.
