Djali i pronarit të ‘Pulse’ në Koçan i padit protestuesit

Nga admin
409 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Djali i Dejan Jovanov Deko, pronarit të diskotekës ‘Pulse’ në Koçan, Mihail Jovanov ka ngritur padi private kundër tetë protestuesve për tragjedinë e zjarrit.

Siç raporton “TV24”, Jovanov, përmes një padie private, i padit demonstruesit për inventarin e shkatërruar në lokalin në pronësi të familjes Jovanov, pas protestës që u mbajt një ditë pas katastrofës në diskotekën e quajtur “diskoteka e vdekjes”, ku qytetarët shprehën revoltën e tyre.

Nga “Shoqata e qytetarëve 16 mars 2025” thonë se distancohen pa mëdyshje nga çdo formë dhune.
“Sa i përket ngjarjeve pas tragjedisë në Koçan, theksojmë se sipas të dhënave deri tani të disponueshme publikisht, nuk është konstatuar ekzistenca e veprës penale të dhunës, ndërsa procedurat që po zhvillohen aktualisht janë iniciuar mbi bazën e një padie private penale për dëme të pretenduara materiale”, thanë nga Shoqata.

Nga atje, theksuan se padia penale e Jovanovit, edhe pse nuk është e re dhe është një mekanizëm juridik, megjithatë hap shumë çështje serioze dhe paraqet presion shtesë për ta.

Nga shoqata theksuan se fakti që bëhet fjalë për një padi më të vjetër, e cila vetëm tani po aktualizohet në publik, edhe pse formalisht nuk ia ndryshon natyrën juridike, realisht ka ndikim të madh në perceptimin publik dhe përbën ngarkesë shtesë për familjet e viktimave.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër