Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Nga Xh M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor Zhurnal.mk – Dogana e Kosovës ka sekuestruar cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë të premten në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të kryera, zyrtarët kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33 mijë njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve.

“Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro”, thuhet në njoftim.

Dogana ka thënë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe mbrojtjen e të hyrave buxhetore të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër