Shkup, 15 Maj, Zhurnal.mk – Qeveria ka paraparë ndëshkime financiare me ligjin e ri të arsimit fillor për prindërit, fëmijëve e të cilëve do të kenë sjellje dhune në lokalet dhe hapësirat shkollore, ka njoftuar ministrja e arsimit sot, shrkuan Zhurnal.mk.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot sqaroi se ndëshkimi prej 250 eurove do të vlejë edhe kur prindi i fëmijës refuzon që të bashkëpunoj për çështje të ndërlidhura.
“Ndëshkimi prej 250 eurosh mbetet për çdo akt të dhunshëm të kryer ndaj një fëmije, që duhet të ndëshkohet nga prindi, por edhe kur prindi refuzon të bashkëpunojë me shkollën dhe institucionet e tjera”, tha Janevska.
Ajo tha se dryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor janë në fazën përfundimtare dhe tashmë po harmonizohen në Kuvend para votimit nga deputetët.
Sot poashtu, partia opozitare maqedonase, LSDM, doli me 10 propozime të saj për çështje sigurie nëpër shkolla dhe konvikte studentore.
Në një konferencës për shtyp, LSDM kërkoi llogaridhënie nga ministrja Janevska dhe drejtorët, mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese dhe doli me 10 masa urgjente për përmirësimin sistematik të sigurisë së nxënësve.
Në kuadër të këtyre masave, LSDM, përfshiu në propozimet e saj edhe protokole sigurie nëpër krejt shkollat fillore e të mesme: punësimi urgjent i psikologëve dhe pedagogëve; program kombëtar kundër ngacmimeve e deri tek krijimi i një linje të posaçme anonime dixhitale për raportimin e ngacmimeve, kërcënimeve e dhunës, por edhe llogaridhënie të rreptë për institucionet që nuk reagojnë në kohën e duhur me një detyrim ligjor për të vepruar mbi çdo raport brenda 24 orëve.//Zhurnal.mk
