Drejtori i Doganave dhe kryetari i Gjykatës Supreme nënshkruan Marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani, sot nënshkruan Marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave.

Marrëveshja ka rëndësi thelbësore, pasi i mundëson Drejtorisë Doganore qasje elektronike në evidencën kundërvajtëse dhe penale për personat fizikë dhe juridikë, si dhe në të dhënat për ndalesat e shqiptuara për ushtrimin e veprimtarisë dhe heqjen e aftësisë afariste nga sistemi gjyqësor i vendit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme është i rëndësishëm nga dy aspekte. Së pari, qasja e shpejtë në të gjithë evidencën kundërvajtëse dhe penale në sistemin gjyqësor do të kontribuojë në avancimin e vlerësimeve të rrezikut në veprimet operative dhe hetimore, si dhe në ndërmarrjen me kohë të masave parandaluese. Nuk do të ketë më, si deri më tani, kërkesa në letër për verifikim në evidencat e gjykatave. Tani kjo mundësohet në kohë reale.

Së dyti, me këtë Marrëveshje mundësojmë përshpejtimin e proceseve për marrjen e autorizimeve doganore, duke treguar se vazhdimisht investojmë në lehtësimin e tregtisë dhe zvogëlimin e procedurave burokratike. Për më tepër, qasja në evidencën e plotë të sistemit gjyqësor ofron garanci të forta se privilegjet dhe autorizimet doganore për pjesëmarrje në tregti mund t’u jepen ekskluzivisht operatorëve ekonomikë me integritet afarist dhe juridik të verifikuar”, tha Nikollovski.

artikuj të ndërlidhura