Përfundon greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Prishtinë, njofton sindikata

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se lidhur me përmbylljen e grevës do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të këtyre shkollave.

Takimi është paralajmëruar të mbahet sot, në orën 15:00, në zyrat e FSPTSPK-së.

Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohen zhvillimet që kanë çuar në përfundimin e grevës, si dhe çështjet që lidhen me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë.

artikuj të ndërlidhura