Dy helikopterë të ushtrisë angazhohen për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 14 mars – Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se janë angazhuar dy helikopterë të Armatës për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë, në rajonin e Strugës. Nga QMK shtojnë se në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një tjetër zjarr, në fshatin Bogovinë.

“Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm malor, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë, prandaj u angazhuan dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit. Në të njëjtën kohë, në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një zjarr tjetër aktiv në fshatin Bogovicë, ku shërbimet kompetente po veprojnë me forca tokësore”, thonë nga QMK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër