Moti sot

Nga Xh M
691 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 mars – Moti sot do të jetë mesatarisht i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, do të ketë kushte për shi të shkurtër dhe të përkohshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë nga -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë mesatarisht i vranët, me mundësi për reshje lokale të herëpashershme shiu. Temperatura minimale do të zbresë në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër moti do të jetë mesatarisht i vranët me periudha me diell, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të shkurtër të përkohshëm. Deri të martën do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Të mërkurën era do të ndryshojë drejtimin në lindor, ndërsa të enjten në verilindor. Nga e marta pritet që temperatura ditore të ketë tendencë rënieje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër