Nesër disa vendbanime në rajonin e Tetovës mbesin pa rrymë, ja oraret dhe zonat e prekura

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 19 tetor Zhurnal.mk – Disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër, të martën, më 20 tetor 2026, do të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 09:15, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e lagjes Dëreboj, Poroj, Xhepçisht, lagjja Fushtranska, Falishë, Strimnicë, Dobërcë, Leshnicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Llërcë, Çiflik dhe një pjesë e Zhelinës, pranë shkollës.

Ndërkaq, nga ora 08:45 deri në 10:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në Gajre dhe Lisec, si dhe në të gjitha objektet në Kodrën e Diellit dhe hidrocentralet e vogla.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e Çellopekut të Poshtëm.

Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të Bërvenicës, konkretisht në objektet që ndodhen pranë restorantit “Elektra”.

Qytetarët dhe bizneset në zonat e përmendura këshillohen që t’i marrin parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me to.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër