Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave dy janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarre aktive ka në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, pranë lokalitetit Brdash i Madh, ku po digjet pyll, dhe në Komunën e Shuto Orizarës, në Vizbegë, pas hotelit “New Star”, ku është është djegur një deponi.
Zjarret nën kontroll janë në Komunën e Zelenikovës mbi fshatin Paligrad – Preslap, në Komunën e Sarajit – pranë fshatit Kopanicë, dhe në Komunën e Strugës – pranë fshatrave Piskupshtina, Burinec dhe Lokov.
