E dhimbshme/ Drejtori i NPK Bislimi bashkë me “Agimin e Bamirësisë” e ndihmuan javë më parë, gjendet pa shenja jete një i moshuar në Tetovë

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 1 qershor Zhurnal.mk – Një ngjarje e trishtë është shënuar sot në Bllokun 80 në Tetovë, ku ka ndërruar jetë një i moshuar që para dy javësh ishte gjetur në gjendje të rëndë jetese nga Agimi i Bamirësisë.

Sipas informacioneve, Agimi i Bamirësisë, së bashku me Ndërmarrjen Publike Komunale (NKP), kishte ndërhyrë për ta ndihmuar të moshuarin duke i pastruar banesën, duke i siguruar ushqim dhe duke u kujdesur që ai të merrte mjekimin e nevojshëm.

Sot, fqinjët kanë vënë re se në banesën e tij nuk kishte asnjë lëvizje dhe kanë njoftuar institucionet përkatëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas hyrjes në banesë e kanë gjetur të moshuarin pa shenja jete.

Rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente.

https://www.facebook.com/share/r/1bDSKeHQ3s/?mibextid=wwXIfr

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër