Shkup, 1 qershor Zhurnal.mk – Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shemsi Jashari, iu drejtua Vigan Qorollit duke i thënë se partia e tij, LVV ka krijuar disa milionerë të dyshimtë. Ku i përmendi edhe veprat që disa prej tyre kanë bërë.
“Keni krijuar disa milionera të dyshimtë dhe lëndë kurrë më shumë nuk ka pasur funksionarë të lartë që janë nën-hetime, dihet botërisht disa me kaqketa, disa pa kaqketë që janë të përfshirë në korrupsion, në blerje të rrymës me miliarda. Projektet kryesore që i japin frymë ekonomike vendit janë bllokuar, tani po e shohim pse”, deklaroi ai.
Jashari në debatin zgjedhor të RTV21 ndër të tjera tha se PDK është për të fuqizuar institucionet që i ka vendi. /RTV21/21Media
Jashari: Në PDK nuk do të ndodh që kryeministri të refuzoj ftesën e Prokurorisë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shemsi Jashari, në debatin zgjedhor të RTV21 tha se në PDK nuk do të ndodh që kryeministri të refuzoj ftesat e prokurisë dhe gjykatës.
“Partia Demokratike investimin më të madh që do të bëj për drejtësinë është që të respektoj sistemin e drejtësisë, respektimi i pozicionit të gjyqëtarit, prokurorit dhe garantimi i buxhetit të mjaftueshëm, me garantu lirinë institucionale që e ka, mos me u përzi në punën e drejtësisë edhe me respektu vetë në rend të parë. Nuk do të ndodh nga Partia Demokratike që kryeministri me refuzu ftesat e gjykatës dhe të prokurorisë. Nuk do të ndodhë me një ministër të PDK-së, ministër të drejtësisë që e sulmon mëngjes e mbrëmje një sistem prokurorial e gjyqësorë”, tha ai./RTV21/21Media
