E mërkurë 7 janar, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet me hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10 m/s deri në orët e pasdites ndërsa pas orëve të pasdites era me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër9/14Re shi
Kukës7/13Re shi/borë
Lezhë9/14Re shi
Dibër7/10Re shi/borë
Durrës10/15Re shi
Tiranë11/16Re shi
Elbasan6/14Re shi
Berat12/15Re shi
Vlorë13/16Re shi
Korçë6/9Re shi/borë
Gjirokastër9/12Re shi
Sarandë10/15Re shi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More