E premtja me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe vranësira

Nga D. V.
261 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 prill Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në jug dhe juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era pritet të fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 12/26 Diell re
Kukës 13/27 Diell re
Lezhë 13/27 Diell re
Dibër 10/25 Diell re
Durrës 12/29 Diell re
Tiranë 14/29 Diell re
Elbasan 12/29 Diell re
Berat 12/29 Diell re
Vlorë 13/28 Diell re
Korçë 8/22 Diell re shi
Gjirokastër 10/27 Diell re shi
Sarandë 13/27 Diell re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër