Tiranë, 17 prill Zhurnal.mk – Shkolla “22 Tetori” në Berat do t’u ofrojë rreth 500 nxënësve dhe mësuesve kushte bashkëkohore për zhvillimin e orëve të mësimit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale, se kjo shkollë ofron kushte bashkëkohore për nxënësit, ndërsa është e pajisur me laboratorë modern dhe hapësira sportive e komunitare.
Në hapësirën e shkollës “22 Tetori” në Berat, janë të integruara edhe hapësirat për artin dhe zejet, duke e shndërruar atë jo vetëm në një institucion arsimor, por edhe në një qendër komunitare që bashkon nxënësit, mësuesit dhe prindërit.
Shkolla e re përfshin salla shumëfunksionale, laboratorë, bibliotekë, dhomë mjeku, hapësira për nxënësit me aftësi ndryshe, palestër, si dhe ambiente ndihmëse.
Arkitektura e re e shkollës plotëson ansamblin e qendrës së qytetit, së bashku me sheshet e reja, rrugët e rehabilituara me kalldrëm dhe gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.
