E shtuna me dy protesta në Shqipëri, PD-ja tek Kryeministria, studentët tek Ministria e Arsimit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor Zhurnal.mk – Në konferencë për shtyp, Sali Berisha sqaroi se tubimi i thirrur nga Partia Demokratike për të shtunën është një protestë kombëtare e saj.Ndërkohë, studentët kanë përcaktuar në rrjetet sociale orën 14:00 si pikëtakim para Ministrisë së Arsimit, ndërsa demokratët kanë thirrur protestën për mesditën e së shtunës para Kryeministrisë. Për këtë, Berisha u kujdes të sqarojë pozicionin e selisë blu.Berisha komentoi para gazetarëve edhe qasjen e kryeministrit për të publikuar portretet gjysmë të mbuluara të studentëve, të shoqëruara me inicialet përkatëse.Sipas Berishës, me këto përpjekje, Edi Rama synon ta çojë vendin drejt një përplasjeje civile./A2CNN

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër