Shkup, 4 mars, Zhurnal.mk – Përderisa Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut filloi të mbajë fjalim, anëtarët e Partisë së Majtë (Levica) mbajtën një banderolë ku shprehnin mospajtimin e tyre me politikën e NATO-s. Aty shkruhej “NATO vret për profit”! Një gjest shumë i turpshëm dhe i ulët i kësaj partie. Ky është një gjest i papranueshëm dhe i papërgjegjshëm, sepse Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i NATO-së dhe siguria jonë mbështetet në këtë aleancë, shkruan Zhurnal.mk.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në fjalimin e tij para deputetëve, kryeministrit Hristijan Mickoski, udhëheqësve të institucioneve, bashkësive fetare dhe trupit diplomatik në vend dha mesazhe të fuqishme, duke theksuar se NATO qëndron me Maqedoninë e Veriut dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë së kombeve tona.
Maqedonia e Veriut përfiton nga anëtarësimi çdo ditë, sepse avionë nga Greqia dhe Italia patrullojnë qiellin e saj për të garantuar siguri dhe kjo dërgon një sinjal të qartë se askush nuk është vetëm në NATO.
Sekretari i NATO-s tha se Rusia vazhdon të kërcënojë botën tonë të sigurt dhe të vazhdojë me agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës, ndërsa ajo është bashkuar me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin dhe së bashku po zgjerojnë kapacitetet e tyre për të ushtruar presion edhe më tej.
Por, partia “E Majta“ duke dashur të tërheqë vëmendje bëri një veprim shumë të shëmtuar. Ndoshta duhej të vepronte edhe sigurimi i Kuvendit, por në këtë formë do të fitonte më shumë vëmendje mediatike.
Sidoqoftë, ky akt është i shëmtuar edhe më shumë sepse ndodhë në një vend anëtar të NATO-s.
Është e qarët se çdo kund në botën demokratike ka parti që kundërshtojnë veprime të caktuara, por të dalësh hapur kundër një aleancë që është ombrellë mbrojtëse e sigurisë të vendit tënd, kjo mund të karakterizohet vetëm si sulm ndaj interesave të shtetit.
Ndoshta në të ardhmen institucionet përgjegjëse të sigurisë duhet t’i mbajnë përgjegjës dhe t’i kenë nën kontroll më të thellë këto veprime të këtyre individëve dhe partive, sepse këto veprime lidhen direkt me interesat shtetërore dhe nxisin në bojkot dhe protestë kundër sigurisë së shtetit, shkruan “Zhurnal.mk”.
Vetë ideologjia e kësaj partie është komuniste e diktatoriale. Madje në faqen e tyre zyrtare ata mburren se kanë marrë urime në 10 vjetorin e themelimit të partisë së tyre nga partia komuniste e Kinës, ndaj të cilës shprehin admirim dhe lëvdata më të larta.
Kreu i kësaj partie kohë më parë kishte bërë homazhe te varrezat e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, ndërsa pas sulmeve në Iran, ata e akuzuan ministrin e jashtëm Mucunski se po e mbron “agresionin amerikano-cionist” kundër Iranit dhe se bënë thirrje që Maqedonia e Veriut duhet të pozicionohet në anën e paqes, sovranitetit dhe luftës antiimperialiste, dhe të mos heshtë përballë krimeve të superfuqive.
“E Majta” edhe në vitin 2018 kishte deklaruar hapur se është kundër anëtarësimit në NATO, qoftë edhe pa e ndryshuar emrin kushtetues, sepse sipas tyre “NATO nuk do të na mbrojë nga luftërat ndëretnike, NATO nuk mund të identifikohet me demokracinë dhe se anëtarësimi në NATO do të zvogëlojë sovranitetin e shtetit”.
Maqedonia e Veriut si shtet duhet ta ketë të qartë se siguria e Ballkanit Perëndimor dhe shteteve tona varet nga NATO, prandaj mbështetja ndaj kësaj aleance është thelbësore.
Siguria në këtë rajon është një përgjegjësi e përbashkët dhe nuk duhet të ketë përçarje as dilema në këtë drejtim. Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër për aleanca ose bashkëpunime me vende që janë kundër NATO-s, sepse siguria jonë është ekzestenciale dhe kyçe për zhvillim të mëtutjeshëm.
Maqedonia e Veriut është eksportues i sigurisë dhe drejt një stabiliteti afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet t’i mbajmë problemet e së kaluarës në të kaluarën, sepse retorika e pamenduar mund të jetë shumë e rrezikshme.
Një veprim sikur i së Majtës (Levicës), është i dëmshëm për politikën shtetërore dhe nuk duhet të lejojmë që paqja të rrezikohet. Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të punojë së bashku si aleatë me shtete tjera anëtare dhe së bashku të bëjë më shumë për sigurinë e të gjithëve, shkruan “Zhurnal.mk”.
