Shkup, 21 korrik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit ribalanc të buxhetit. Kjo do të thotë se mjetet të cilat janë planifikuar në fillim të vitit nuk janë të mjaftueshme dhe duhet disa projekte të ndërpriten, disa të shtyhen e disa të tjerave t’iu jepet prioritet. Nga qeveria thonë se ribalanci nuk është pasojë e problemeve me financat, por paraqet dokument zhvillimor. Por ajo që duket në letër dhe nga ajo pritet, është shumë e qartë se mungon likuiditeti dhe kryesisht paratë do të harxhohen për rroga dhe shpenzime të planifikuara, shkruan “Zhurnal.mk”.
Qeveria përmes ribalancit të buxhetit siguron stabilitet të financave publike
Qeveria, përmes ribalancit të buxhetit për vitin 2026, siguron stabilitet të financave publike, pagesë të rregullt të të gjitha detyrimeve ligjore të shtetit dhe në të njëjtën kohë rritje të mjeteve për investime kapitale, bujqësi, mbrojtje sociale, arsim, sport dhe zhvillim lokal.
Sipas ministres së financave, Dimitrieska-Koçoska, ribalanci i buxhetit do të sigurojë pagesë të rregullt të pagave, pensioneve, kompensimeve sociale dhe të gjitha detyrimeve të tjera që shteti ka ndaj qytetarëve të tij.
Megjithatë, në kushtet e të ardhurave të qëndrueshme të buxhetit dhe financave publike, qeveria po përqendrohet në investimet kapitale, shkruan “Zhurnal.mk”.
Zhvillimet gjeopolitike i diktojnë ndryshimet
Nevoja për ribalanc rezulton nga rrethanat e ndryshuara ekonomike gjatë vitit. Zhvillimet gjeopolitike, rritja e çmimeve të energjensave dhe ndryshimet në tregjet ndërkombëtare ndikojnë në disa projeksione buxhetore. Detyrimi i qeverisë është që këto projeksione t’i harmonizoj me kohë me gjendjen reale.
Shteti gjithashtu ka edhe detyrime shtesë ligjore, kryesisht si rezultat i marrëveshjeve kolektive të nënshkruara, si dhe nevoja për përkrahje shtesë për bujqësinë, mbrojtjen sociale dhe komunat, shkruan “Zhurnal.mk”.
Buxheti synon investimet, por realiteti është ndryshe!
Ajo që e karakterizon më së shumti këtë ribalanc të buxhetit është përkushtimi ndaj investimeve. Qeveria ka vendosur t’i destinojë mjetet financiare aty ku ato do të krijojnë vlerën më të madhe të shtuar për ekonominë.
Investimet që po promovohen në rrugë, hekurudha, energjetikë, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe infrastrukturë komunale do të krijojnë aktivitet më të lartë ekonomik, vende të reja pune dhe standard më të mirë jetese.
Megjithatë nga argumentet në letër dhe realiteti i hidhur që e jetojnë çdo ditë qytetarët, bindja se pse ndodh ky ribalanc është përkeqësimi i likuiditetit. Situata është e keqe në anën e të ardhurave për shkak të aktivitetit të zvogëluar ekonomik, ndërsa në termat ekonomik kjo i bie që ka më pak të ardhura më të ulëta tatimore dhe kontribute.
Vetëm në katër muajt e parë është realizuar shumica e deficitit të planifikuar, të ardhurat po bien nën nivelin e duhur në tremujorin e parë dhe po krijohet një hendek midis shpenzimeve të planifikuara dhe ekonomisë reale.
Problemet që paraqiten janë rritja e çmimeve, shpenzimet kapitale nuk do të mjaftojnë dhe ridrejtimi i fondeve është i nevojshëm për pagesa të rregullta. Pa këto korrigjime, shteti mund të përballet me probleme në financimin e projekteve në vazhdim, shkruan “Zhurnal.mk”.
