Egzon Sahiti ka kujtuar me dhimbje mikun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sahiti ka ndarë një mesazh të publikuar nga një qytetar, ndërsa ka shprehur edhe vetë dhimbjen për humbjen e mikut të tij.
“Vëllaçko dhimbja është shumë e rëndë për krejt neve por kemi nevojë si popull për buzëqeshjen e juve. Ishalla bashkohemi në xhenet me Laurentin”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga ndjekësi.
“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar Sahiti.
Kujtimi i tij vjen pas aksidentit tragjik, në të cilin Krasniqi humbi jetën, duke lënë pas familjarë, miq dhe të afërm të pikëlluar.

