Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Haziri ka publikuar një video teksa vendos flamurin në shtëpinë e babait të tij, heroit Xhavit Haziri. Me këtë veprim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që flamurin ta vendosin në shtëpi, në ballkon apo në dritare.

“Po e veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së! Vendose edhe ti një flamur në shtëpi, në ballkon, në dritare. Le të shihet kudo. Kosova nuk harron. UÇK-ja nuk është vetëm!”, ka shkruar Haziri krahas videos.

Postimin ai e ka përmbyllur me mesazhin: “UÇK, të fala nga Kosova!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër