Ekipet e Komunës së Çairit vazhdojnë në terren pas reshjeve të dendura të shiut

Nga D. V.
1,210 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Pas reshjeve të dendura të shiut, punëtorët sezonalë të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me ekipet e NP “Higjiena Komunale”, ishin të angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes dhe vazhdojnë edhe sot me aktivitetet në terren.

Ndërhyrjet po realizohen në rrugë dhe hapësira publike në të gjithë territorin e komunës, sipas prioriteteve dhe nevojave të evidentuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të pastërtisë dhe funksionalitetit.

Paralelisht me pastrimin e terrenit, ekipet po vazhdojnë edhe me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave kabaste në lagje të ndryshme të Çairit.

Komuna e Çairit mbetet e angazhuar që, përmes pranisë së vazhdueshme në terren, të sigurojë hapësira publike të pastra dhe funksionale për të gjithë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër