Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Tensione dhe përplasje janë shënuar mëngjesin e së enjtes para Parlamentit, teksa protestuesit janë mbledhur aty rreth orës 09:20, para se të niste seanca plenare.
Një pjesë e ligjvënësve socialistë ishin futur në sallë më herët, ndërsa të tjerët që mbërritën më vonë u sulmua me vezë dhe miell nga një grup protestuesish. Policia ndërhyri duke shoqëruar 8 prej tyre.
Masat e sigurisë rreth Parlamentit janë shtuar që para nisjes së tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, janë pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.
Ndryshe, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike. /Euronews.al/
